Floqi në çadër, banorët po ndjejnë vështirësitë e mbijetesës

Tri ditë nga tërmetet që dëmtuan qindra banesa në qarkun e Korçës, jetesa e banorëve në çadra, veçanërisht në fshatin Floq është bërë mjaft e vështirë.

Ndërsa e quajnë veten me fat që arritën të dilnin nga banesat e shembura pa u dëmtuar fëmijët dhe vetë, banorët e Floqit tashmë po përjetojnë vështirësi në kushtet e mbijetesës.

Vetëm dy ditë nën çadra dhe janë vërejtur përkeqësimet e para të shëndetit të disa personave.Banorët tregojnë për A2 CNN momentet e panikut gjatë tërmetit, por edhe kushtet në të cilat po përballen pas pasoja që la kjo dukuri natyrore. Ndërsa një nënë, ka merak rrobat e fëmijëve që janë të lagura dhe nuk ka me çfarë t’i ndërrojë. Për fëmijët, netët dhe ditët e kaluara nën çadër, janë të ftohta.

E ndërsa për t’u veshur dhe ushqyer po bëjnë disi, ajo që mbetet frika e banorëve të Floqit është kohëzgjatje e jetesës nën çadër, pasi riparimi i banesave kërkon muaj, ndonëse ende nuk dihet nëse do t’i kompensojnë apo si do t’i kompensojnë.

Shkarkoni aplikacionin e A2