Kombëtarja në Frankfurt, mes mungesave dhe dëmtimeve – A2

Kombëtarja në Frankfurt, mes mungesave dhe dëmtimeve

Shqipëria mbylli fazën e parë të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Islandës dhe Moldavisë.

Kombëtarja kuqezi u largua nga rezidenca e saj në Durrës, për të vijuar grumbullimin në Frankfurt.

Sipas planit të ideuar nga trajneri Edi Reja, kuqezinjtë do të qëndrojnë në Gjermani deri në datën 6 qershor. Vetëm më tej skuadra do të udhëtojë drejt Rejkjavikut, për të zhvilluar përgatitjet e fundit për duelin e 8 qershorit me Islandën.

Për ndeshjen ku tekniku i ri do të debutojë në stolin kuqezi nuk kanë munguar shqetësimet. Ledjan Memushaj dhe Eros Grezda u larguan për shkak të dëmtimeve. Shqipëria humbi edhe Binakun e Kumbullën, ndërsa në skuadër u grumbullua Lorenc Trashi i Partizanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2