Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kompania gjermane teston taksitë fluturuese

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 11:28 | Teknologji

Ka përfunduar me sukses testimi i kompanisë gjermane Lilium për taksinë fluturuese 5-vendëshe. Ky është një hap i madh për kompaninë e cila shpreson të bëjë funksional shërbimin fluturues në vitin 2025. 

Makina fluturuese e pajisur me 36 motorë do të lëvizë me një shpejtësi maksimale prej 300km/h. Ndërsa nuk ka dhënë detaje mbi kapacitetin e peshës së makinave fluturuese, kompania ka deklaruar se ato mund të mbajnë pilotin, 5 pasagjerë, si dhe bagazhet e tyre. 

https://www.youtube.com/watch?v=yKs1-6htTQc

Ndryshe nga konkurrentët e tij, Lilium planifikon të ketë edhe një pilot, pasi, sipas kompanisë, kjo do të lehtësonte procesin e certifikimit si taksi ajrore nga Agjencia Europiane e Sigurisë së Aviacionit. 

Lilium nuk është e vetmja kompani që po operon në zhvillimin e makinave fluturuese, pasi në mbarë botën numërohen më shumë se 100 programe që po zhvillojnë teknologjinë më të fundit në këtë sektor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë