Mbi 3.5 milionë votues, publikohen listat përfundimtare zgjedhore

Mbi 3.5 milionë shqiptarë janë votues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhjeve e firmosur nga të gjithë kryetarët e bashkive në rang vendi, detyrim që vjen nga Kodi Zgjedhor.

Drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile deklaron se votuesit mund ta gjejnë emrin online si dhe në zyrat e Gjendjes Civile ku afishohen listat emërore.

Nga lista janë pastruar dublikimet, votuesit mbi 100 vjeç, si dhe 1100 të burgosurve që iu hiqet e drejta për të votuar nga ligji i dekriminalizimit. Në zgjedhjet e 30 qershorit votojnë për herë të parë mbi  132 mijë 18-vjeçarë. Referuar shifrave të Gjendjes Civile, numri i zgjedhësve këtë vit është më i lartë se në votimet e 2017-s, me rreth 80 mijë votues më shumë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pas vitit 1991, gati në gjysmën e bashkive ka vetëm një kanditaturë nga Partia Socialiste, në pjesën tjetër gara është me Bindjen Demokratike, ndërsa opozita dhe aleatët kanë bojkotuar procesin.

Shkarkoni aplikacionin e A2