MotoGP, Petrucci triumfon në Itali

Çmimi i Madh i Italisë në MotoGP u mbyll me suksesin e Danilo Petruccit, i cili triumfoi përballë publikut të tij.

Piloti italian, i cili u nis nga vendi i shtatë, zhvilloi një garë të shkëlqyer, madje dramatike në kthesat e fundit. Pas tij u renditën kampioni në fuqi Marc Marquez dhe një tjetër italian, Andrea Dovizioso.

Zhgënjim ndërkohë për legjendën Valentino Rossi. “Doktori” u rrëzua 16 xhiro nga fundi duke e patur të pamundur ta përfundojë këtë garë.

Kampionati botëror i garave me motorë kryesohet nga Marquez, me një shkëputje të lehtë nga piloti italian Andrea Dovizioso.

Shkarkoni aplikacionin e A2