Nesër Fiter Bajrami, falja në sheshin “Skënderbej”

Nesër të gjithë besimtarët myslimanë do të kremtojnë Fiter Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të fesë islame.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ndërsa inspektonte punimet në Xhaminë e Namazgjasë, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, deklaroi se falja e mëngjesit edhe kësaj radhe do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se të gjitha parkingjet nëntokësore do të jenë falas nesër në mëngjes për besimtarët myslimanë që falin namazin për Fiter Bajramin.

Ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë ka ecur me ritme shumë të kënaqshme dhe ajo pritet të përfundojë brenda vitit 2019.

Shkarkoni aplikacionin e A2