Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk ka garë për t’u futur në Europë, vetëm 5 klube plotësojnë kriteret

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 15:51 | Futboll
Nuk ka garë për t’u futur në Europë, vetëm 5

Në kompeticionet europiane mund të shkojë edhe vendi i fundit i kampionatit, mjafton që klubi të ketë plotësuar 5 kriteret e vendosura nga UEFA. Kështu është situata aktuale në elitën e futbollit shqiptar, atje ku pas fitimit të Kupës nga Kukësi, në Kupat e Europës do të luaj Laçi i vendit të gjashtë.

5 skuadra, praktikisht gjysma e Kategorisë Superiore, nuk kanë mundur të licencohen. Klubet janë njohur me këto vendimet disa javë përpara mbarimit të kampionatit, megjithatë gara mbeti e pacenuar teksa shembulli konkret është ecuria e Flamurtarit gjatë fazës së katërt.

Kryetari i komisionit të apelimit argumentoi edhe rrëzimin e apelit nga klubi i Tiranës për refuzim të padrejtë të pjesëmarrjes në Europë. Klubet me probleme financiare rrezikojnë gjithashtu penalizime edhe në kampionat nëse raportet që duhet të pasqyrohen çdo tre muaj nuk do të kenë përmirësime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani