Partizani provon goditjen e madhe, takim me Zdenek Zeman

Partizani provon goditjen e madhe në stol. Pas largimit të Skënder Gegës, kampionët e Shqipërisë janë në kërkim të trajnerit të ri. Emri i përfolur është as më shumë e as më pak se Zdenek Zeman.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Olsi Rama udhëtoi drejt Italisë për të takuar trajnerin e  mirënjohur çek, me mbi 40 vjet eksperiencë në stol, ku mes të tjerave ka drejtuar Lazion, Romën, Napolin e Fenerbahçen. Së fundmi, Zeman punoi te Peskara e Ledjan Memushajt, ndërsa momentalisht është pa skuadër.

72-vjeçari është një prej trajnerëve më të njohur në Itali, për futbollin ofensiv që praktikon, por edhe polemikat e shumta, kryesisht me një superfuqi si Juventusi.

Shkarkoni aplikacionin e A2