Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Projektohet avioni i së ardhmes

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 19:14 | Teknologji

Kompania ajrore holandeze KLM po financon një projekt, i cili mund të ndryshojë përgjithmonë avionët komercialë.

Me një dizajn mahnitës në formë V-je, "Flying-V", mbështetur financiarisht nga KLM, do të jetë në gjendje të mbajë deri në 314 pasagjerë.

Avioni do të ketë formën e kitarës elektrike të përdorur nga emra legjendar si Eddie Van Halen, Jimi Hendrix, e deri te Brian May dhe Keith Richards.

Dizenjuesit e këtij projekti unik janë shprehur se ky avion do të harxhojë 20 përqind më pak karburant. Në krahët e avionit do të jetë zona e pasagjerëve, e mallrave, si dhe e depozitës së karburantit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu