Qytetarët indiferentë për zgjedhjet e 30 qershorit, nuk dinë datën e as kandidatët

Në prag zgjedhjesh veçanërisht, mazhoranca dhe opozita i tregojnë forcën njëra-tjetrës me numrat e mbështetësve në protesta e antiprotesta, në aktivitete e tubime.

Por një muaj larg votimeve të 30 qershorit dhe në kulmin e krizës politike, ku opozita ka bojkotuar zgjedhjet, qytetarët duken indiferent ndaj gjithçkaje që ka lidhje me politikën. Veçanërisht të rinjtë, nuk kanë interes për zgjedhjet, nuk njohin kandidatët dhe as datën kur mbahen votimet.

Madje edhe kur u përmend emra politikanësh si kandidatë për kryetar në këto zgjedhje, për qytetarët nuk ka asnjë ndryshim nga qëndrimi i tyre.

Por ndryshe nga indiferenca e të rinjve, fëmijëve zor se u shpëton lajm. Madje me sinqeritetin që i karakterizon nuk ngurojnë të tregojnë bindjet e familjes apo simpatitë për politikanët.

Gjatë këtij muaji fushata e protesta, PS e PD krahas elektoratit rozë dhe blu, duhet të bëjnë llogaritë me elektoratin gri.

Shkarkoni aplikacionin e A2