Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rikthimi i vizave për Shqipërinë, opozita e re i kërkon shpjegime ambasadores holandeze

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 13:13 | Politikë
Rikthimi i vizave për Shqipërinë, opozita e re i kërkon

Dy ditë pasi Komisioni Europian tha se vendi ynë është gati të hapë negociatat për anëtarësim në BE, një nga shtetet anëtare, Holanda, i kërkoi Komisionit rikthimin e vizave për shqiptarët për shkak të rrezikut, sipas saj, që vjen nga bandat shqiptare. 

Rudina Hajdari ka kërkuar që ambasadorja holandeze të japë shpjegime për këtë kërkesë të Holandës.

“Prej saj do të kërkojmë një raport me shifra ekzakte që të shikojmë çfarë ka ndodhur në Holandë në lidhje me rritjen e kriminalitetit shqiptar”, deklaroi Hajdari.

Ralf Gjoni theksoi se kërkesa drejtuar ambasadores duhet të bëhet sa më shpejt.

Kërkesa e opozitës u miratua dhe ambasadores holandeze do t’i njoftohet që të raportojë për vizat në Komisionin e Jashtëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë