Shqipëri me dy sulmues ndaj Islandës? E zbulon Balaj…

Fryma optimiste e rikthyer në radhët e Kombëtares, mundësia për të luajtur me dy sulmues dhe besimi se Shqipëria do të arrijë të marrë rezultat në Islandë.

Bekim Balaj dhe Frederik Veseli janë shfaqur optimistë nga Frankfurti, ku kuqezinjtë po vijojnë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të 8 qershorit.

“E rëndësishme është që ndjehemi mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Prej vitesh kombëtarja ka luajtur me një sulmues, ndërsa misteri ka hedhur idenë me dy sulmues. Besoj se për këdo nga sulmuesit do të jetë mirë të ketë edhe një partner në krah”, tha Balaj.

“Jam i sigurt që me 6 pikë do të ishim të kënaqur, por futbolli nuk të lejon të fitosh çdo herë. Islanda nuk është ajo që ishte më parë. Shpresojmë që momentin që kishim ne më poshtë ta shfrytëzojmë të ngrihemi dhe pse jo të dalim me fitore”, u shpreh Veseli.

Shkarkoni aplikacionin e A2