”Shtëpia në udhëkryq”, vjen në shqip vepra e shkrimtarit grek, Vasilikos

Një tjetër vepër e shkrimtarit bashkëkohor grek, Vasilis Vasilikos mbërrin në shqip. Përmes ‘Shtëpisë në udhëkryq’’, autori rrëfen jetën e shfrenuar në rrethet letrare gjatë viteve 50 në Greqi. 

Plot erotizëm dhe me një portretizim të shkëlqyer personazhesh, kështu është konsideruar kjo vepër, që pasi ka njohur sukses në të 40 gjuhët e përkthyera, ‘Shtëpia në udhëkryq’ është tanimë edhe në shqip, për të na rrëfyer një botë moderne e të shfrenuar, në të cilën jetonin artistët e viteve ’50 në Athinën e gjysmëshekullit të XX.

Kjo është vepra e dytë e Vasilis Vasilikos që lexuesi shqiptar ka mundësi të ketë në shqip.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN