Tërmeti në Korçë, Rama: Do rindërtohen të gjitha banesat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për çështjen e banesave të dëmtuara nga lëkundjet sizmike të ditëve të fundit në rajonin e Korçës.

Ndërsa ka postuar një video të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali që vizitonte banorët e fshatrave të prekur nga tërmeti, kryeministri Edi Rama premtoi se të gjitha banesat e dëmtuara do të rindërtohen.

Sipas kryeministrit Rama të bëhet menjëherë inventari i dëmeve e më pas do të nisë rindërtimi dhe shpërndarja e dëmshpërblimeve për banorët e dëmtuar.

“Të gjitha banesat do të rindërtohen! Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

Shkarkoni aplikacionin e A2