Teuta konfirmon Shkëmbin në stol, largohet sulmuesi – A2

Teuta konfirmon Shkëmbin në stol, largohet sulmuesi

Teuta do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Europa League, pasi arritjes së vendit të tretë në kampion.

Ky objektiv i arritur duket se ka bindur drejtuesit e klubit durrsak për të vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Blendi Shkëmbi.

Me anë të një njoftimi në faqen e “Facebook”, Teuta konfirmon vendimin. “Klubi i Futbollit Teuta njofton se do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tij. Drejtuesit e Klubit dhe Bledi Shkëmbi kanë arritur me mirëkuptim marrëveshjen e bashkëpunimit dhe për një sezon”.

Por ndërsa Shkëmbi do të vijojë të jetë në krye të stolit të Teutës, në sezonin e ardhshëm duhet të bëjë llogaritë pa sulmuesin Amadu Latif, i cili do të largohet nga skuadra. “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Amadu Latif. Sulmuesi dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen mes palëve. Klubi falënderon Amadu Latif për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive”.

Shkarkoni aplikacionin e A2