Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Tomatina”, një çmenduri në salcë kolumbiane

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 12:28 | Lifestyle

Qytetin kolumbian i Sutamarchan u ngjyros me të kuqe të dielën kur turistë e vendas qëlluan njëri tjetrin më domate si pjesë e traditës vjetore të njohur si 'Tomatina'.  Një sasi e madhe domatesh u vu në dispozicion të pjesëmarrësve në aktivitetin e zhvilluar në një fushë, dhe bluzat e bardha u kthyen shpejt në të kuqe.

”Është spektakolare. Ne vijmë këtu për të shijuar këtë gjë. Gjithçka mund të ndodhë”, thotë Helmer, një nga turistët e shumtë që vijnë enkas.

"Po më pëlqen shumë. Të gjithë po zënë miq të rinj duke hedhur domate", shton japonezi Ryuya.

Zona, që gjendet 2 orë larg kryeqytetit Bogota, njihet për prodhimin e domateve dhe Tomatina është pjesë e festivalit që shënon fundin e sezonit të korrjes në rajonin bujqësor.

Organizatori i eventit, Heyner Suarez, tha se domatet e përdorura në luftë, janë të mbetura nga kultivimi. “Është një event që synon të mbështesë fermerët kolumbianë, ku në përdorim domate të papërshtatshme për konsum njerëzor”, thotë ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë