Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tronditi botën e boksit, Ruiz rrezikon t’i hiqet njëri prej titujve

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 11:06 | Sporte të tjera

Andy Ruiz Jr. Mund të humbasë një prej katër titujve që fitoi duke mposhtur kampionin Anthony Joshua, pa pasur mundësinë që ta mbrojë atë.

Meksikani tronditi botën e boksit duke mundur britanikun Joshua të shtunën, pasi e hodhi në tapet në raundin e shtatë dhe duke i marrë, në këtë mënyrë, të katër trofetë që ai mbante, titujt kampion bote për peshat e rënda në versionet WBA, WBO, IBO dhe IBF.

Në fund të vitit, mes dy boksierëve është programuar një ndeshje tjetër që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, por në atë takim mund të mos jenë në lojë të katër titujt. Një prej organizatave, IBF (International Boxing Federation) mund të detyrojë Ruiz që të mbrojë titullin e tyre kundër sfidantit të paracaktuar Kubrat Pulev. Nëse Ruiz refuzon atëherë titulli i hiqet automatikisht.

Kubrat Pulev, sfidanti i paracaktuar për kampionin e versionit IBF.

Mbetet për t’u parë çfarë do të vendosë Ruiz Jr., i cili nga sfida me Joshua-n siguroi vetëm 5,5 milionë euro, ndërsa rivali i tij kampion në fuqi arkëtoi 36 milionë euro edhe pse pësoi humbjen e parë të karrierës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli