U mburr se do të thyente mallkimin e Drake, por edhe Joshua dështoi

Anthony Joshua u mburr para sfidës me Andy Ruiz Jr se do të thyente mallkimin e Drake, sipas të cilit të gjithë personazhet që bëjnë fotografi me reperin kanadez dështojnë të fitojnë sfidat e tyre. Por pasi u rrëzua në tapet nga meksikani në sfidën për peshat e rënda, ku humbi edhe të katër titujt kampion bote, boksieri britanik u desh ta rimendonte edhe një herë këtë zotim.

Foto me Drake ishte postuar që në mars, në profilin e tij në Instagram, ku shkruante “Zotohem se do ta thyej mallkimin”.

Mallkimi i Drake nisi kur skuadra e basketbollit Tornto Raptors vendosi të bënte këngëtarin ambasador global në vitin 2013, por nisi të humbiste të gjitha ndeshjet e rëndësishme. Dy vjet më pas Serena Williams humbi befasisht kundër Roberta Vinci-t në gjysmëfinalet e US Open pasi ishte takuar me Drake më parë.

Vitin e kaluar, kampioni i UFC, Conor McGregor ra viktimë e mallkimit pasi u mund nga Khabib Nurmagomedov. Ndërsa në muajt e fundit disa futbollistë kanë rënë pre e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2