Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zhduket avioni ushtarak indian pranë kufirit me Kinën

Nga A2 CNN
3 Qershor 2019, 18:00 | Bota
Zhduket avioni ushtarak indian pranë kufirit me Kinën

Një avion i forcës ushtarake indiane me 13 persona në bord është zhdukur në pjesën malore në verilindje të vendit, shumë pranë kufirit me Kinën.

Avioni  ushtarak AN 32, i cili zakonisht përdoret për transport mallrash, u nis nga qyteti Jorhat në shtetin Assam  dhe kishte si destinacion Menchkan, por ai humbi kontaktet me kullën e kontrollit dhe për këtë arsye, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi.

Në avionin e zhdukur udhëtonin 8 anëtarë të ekuipazhit dhe 5 pasagjerë, për gjetjen e tij janë angazhuar dhe avion luftarakë Sukhoi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë