Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat për përdhunim ndaj Neymar, Policia në grumbullimin e Brazilit

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 10:02 | Futboll

Mesazhi publik dhe faktet e paraqitura për të hedhur poshtë akuzat për përdhunim nuk kanë mjaftuar. Çështja Neymar vazhdon të shqetësojë Brazilin. Pas kontrolleve mjekësore, autoritetet konfirmuan hematoma në trupin e vajzës që pretendon se ishte viktimë e përdhunimit, madje kapiteni i Seleçaos mund të akuzohet edhe për krime informatike.

Me publikimin e fotografive dhe bisedave me përmbajtje erotike, ai rrezikon të ketë shkelur ligjin kundër përhapjes së pornografisë, krim që sipas ligjit dënohet nga një deri në pesë vite burg. Policia federale zbarkoi në grumbullimin e Brazilit, për ti dorëzuar lojtarit thirrjen, që të premten të paraqitet për të dëshmuar rreth akuzave dhe të japë versionin e tij të fakteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani