Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Besimtarët kremtojnë Fiter Bajramin. Sheshi "Skënderbej"mbushet plot

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 08:33 | Sociale

Pas një muaji lutjesh dhe agjërimi, besimtarët myslimanë kremtojnë Fiter Bajramin. Festa ka nisur që herët në mëngjes me faljen e Namazit. Me shpresën se festa të tjera t’i gjejnë në xhaminë e re të Namazgjasë, besimtarët në kryeqytet edhe këtë vit e kanë kryer faljen në sheshin “Skënderbej”.

https://www.youtube.com/watch?v=rXfTN4zsAsg

Kreu i komunitetit mysliman Bujar Spahiu, gjatë fjalës së tij uroi besimtarët dhe përcolli mesazhe paqeje për të gjithë shqiptarët, ndërsa besimtarët treguan se si e kanë përjetuar Ramazanin muajin e sakrificës dhe çfarë është për ta Fiter Bajrami.

https://www.youtube.com/watch?v=QgmNWjvNZO4

Edhe në Durrës, besimtarët myslimanë kanë marrë pjesë mëngjesin e sotëm në ceremoninë e faljes së namazit të Fiter Bajramit. Kremtimi i kësaj dite, në qytetin e bregdetar ka nisur në 6:00 të mëngjesit, kur qindra e mijëra vetë falën namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë. Myftiu i Durrësit ka drejtuar ceremoninë në xhaminë e qytetit, ndërsa pas përfundimit të saj, besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për festën dhe mbylljen e muajit të Ramazanit.

Festa më e rëndësishme e kalendarit islam është kremtuar edhe në Elbasan, Shkodër, Vlorë e në qytete të tjera të vendit, ku besimtarët kanë kryer ritet në sheshet pranë xhamive të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë