Dritan Shano: PD-ja duhet të ndahet nga e shkuara

Analisti Dritan Shano, i ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se Partia Demokratike duhet të ndahet “nga e shkuara e saj sado e lavdishme”.

“Programi i Partisë Demokratike duhet të jetë i vërtetë dhe i besueshëm dhe shtoi se PD-ja duhet të ndahet nga e shkuara e saj sado e lavdishme”, tha Shano.

Kur u pyet nëse ndarja nga e shkuara do të thotë që Sali Berisha të mos jetë më në listën e deputetëve, Shano u përgjigj kështu: “Kryetari i partisë është mandatuar që t’i japë zgjidhje kësaj gjëje. Nëse është e nevojshme dhe nëse njerëzit e përcjellin qartë këtë mesazh, atëherë ai duhet t’u bindet njerëzve”.

Më tej, analisti theksoi se “nuk është e thënë që po iku Rama do të vijë Luli dhe Monika”.

“Po iku Rama, do të ketë zgjedhje. Shqiptari duhet të mundohet të thotë me votën e tij se nuk dua që të vijë Luli. Ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë për alternativa të tjera. Është e qartë që klasa politike shqiptare duhet të rinovohet”, u shpreh Shano.

Sipas Dritan Shanos, është kurth aguridhësh në demokraci arsyetimi hipotetik: mirë shqiptarët nuk përfaqësohen nga Rama, por kush do t’í përfaqësojë, Monika apo Luli? 

“Nuk bëhet llaf për Lulin dhe Monikën, por për rregullat e lojës së bashkëjetesës. Ato janë prishur. Kërkohet rivendosja e tyre. PS është kapur gjallë duke bërë gol me dorë. Jo dora e Zotit, por e elementit kriminal, duke prodhuar edhe çam në Dibër. PS nuk e pranon, por nëse do ta pranonte këtë fakt, në vend do kishte ardhur demokracia’’, theksoi Shano.

“Nuk ka gol me dorë, nuk është PS Maradona në Meksikë. Pa besim nuk as zhvillim poliitik, as ekonomik as shoqëror. Kulturës sonë të mangët demokratike i është hequr zemra. Zemra është besimi. Zemra ka dy funksione një që shtyn gjakun që unë preferoj ta quaj ‘’qeveria’’, dhe një që mblidhet gjaku, relaksi. Ata që janë dritëshkurtër mendojnë që shtyrja e gjakut është më e rëndësishmja. Por në fakt në momentin e relaksit zemra thith oksigjenin. Në demokraci opozita është oksigjeni”, shtoi analisti.

Shkarkoni aplikacionin e A2