Fiter Bajrami në Kosovë, krerët fetarë dhe politikanët urojnë myslimanët

Qindra mijëra besimtarë myslimanë në Kosovë festojnë Fiter Bajramin. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu drejtua të pranishmëve në Xhaminë e Madhe të Prishtinës me mesazhe paqeje dhe tolerance.

Ndërsa vuri theksin tek largimi i të rinjve: “Fjala atdhe është fjalë që e do zemra dhe rrjedh prej saj. Ndaj, të mos largohemi, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë”.

Për të njëjtën çështje folën edhe krerët fetarë dhe politikanët e Kosovës gjatë urimeve të tyre.

Ndërkohë, Presidenti Hashim Thaçi u shpreh: “Sa më shumë dashuri dhe respekt mes njerëzve”.

Ndërkohë, përfaqësues nga të gjitha partitë politike vizituan Bashkësinë Islame në Kosovë dhe uruan festën e Fiter Bajramit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN