Flasin Cikalleshi e Ajeti: Na ka munguar atmosfera e mirë, tani shënojmë më shumë – A2

Flasin Cikalleshi e Ajeti: Na ka munguar atmosfera e mirë, tani shënojmë më shumë

Teksa skuadra përfaqësuese ka zhvendosur grumbullin në Gjermani, futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Arlind Ajeti u shprehen se atmosfera e mirë në kombëtare është rikthyer pas një kohe të gjatë.

Ndërkohë që sipas tyre, skuadra tashmë ka mundësi më të mëdha shënimi me skemën e re të trajnerit Reja.

“Puna e mirë që po bëhet dhe harmonia e re që është krijuar, mendoj se do të na ndihmojë në dy ndeshjet e radhës. Ndjehet diçka e re. Një fillim i ri. Uroj që ta konkretizojmë me Islandën dhe me Moldavinë. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues, shanset tona për të qenë pranë portës do të jenë më të shumta dhe mundësia për gola më e madhe”, tha Cikalleshi.

“Gjatë kësaj kohe kemi bërë stërvitje me intensitet të lartë. Por për t’u vlerësuar është atmosfera shumë e mirë që mbizotëron, të cilën nuk e kemi pasur prej një kohe të gjatë”, u shpreh Arlind Ajeti.

Shkarkoni aplikacionin e A2