Homazhe për parodistin e Vlorës Muhamet Liko, përcillet në banesën e fundit

Është përcjell për në banesën e fundit trupi i pajete i parodistit të Vlorës, mjeshtrit të madh të humorit, Muhamet Liko.

Homazhet për nder të tij janë zhvilluar në hollin e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Për të nderuar Muhamet Likon në homazhe të pranishëm personalitete jo vetëm të Vlorës, por nga

çdo trevë e Shqiptarisë, të cilët mes lotëve shprehin dhimbjen e madhe të humbjes së Metit dhe njëkohësisht shprehin ngushëllimet e tyre, për këtë humbje të madhe.

Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve.

Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroj nuk do të shuhet kurrë. I paharruar Muhamet Liko.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN