Ka lindur mashkull, i tregon “targën” femrave në garat e shpejtësisë

Cece Tefler fitoi garën e 400 metrave për femra në NCAA në Teksas, por ka hapur polemika pasi një vit më parë garonte me meshkujt.

Pasi iu nënshtrua operacioneve për ndryshimin e gjinisë, tashmë Cece garon në kategorinë e femrave dhe fitoi vendin e parë.

Kjo fitore ka hapur debate të shumta pasi shumë njerëz besojnë se një transgjinor i lindur burrë ka përparësi në garën e femrave dhe për këtë arsye nuk duhet të garojë në këtë kategori.

Në sezonin 2016-2017 Tefler nuk ka qenë as mes 200 atletëve më të mirë meshkuj dhe duket se ka gjetur mënyrën për të dale në krye më në fund.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN