Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Kemi blerë 7 lojtarë”, detaje të reja nga skandali i trukimeve në Spanjë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 14:28 | Futboll
“Kemi blerë 7 lojtarë”, detaje të reja nga skandali i

Një javë pas arrestimeve zbulohen të tjera detaje rreth skandalit te trukimeve në Spanjë. Mediat publikuan bisedat telefonike te ndeshjes se fundit te kampionatit, Valladolid-Valencia, ku miqtë fituan 2-0 dhe siguruan një vend në Champions Legaue.

“Kemi blerë shtatë lojtarë. Valencia do të fitojë duke shënuar nga një gol në çdo pjesë të lojës”, ishin fjalët e Carlos Aranda, ish-futbollistit spanjoll, organizatori i trukimit, i cili ka pasur kontakte me kapitenin e Valladolid, Borja Fernandez që u largua nga futbolli pas asaj ndeshje. Ky i fundit bindi 6 futbollistë te tjerë të ekipit, duke u ofruar para për të toleruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë