“Mbappe kërkon largimin nga PSG!” Real është “pas dere” – A2

“Mbappe kërkon largimin nga PSG!” Real është “pas dere”

Mes lajmeve që e lidhin atë me Realin e Madridit në sezonin e ardhshëm, Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga kampionët e Francës, PSG.

Të paktën kështu ka raportuar së fundmi televizioni spanjoll “El Chiringuito”. Muajin e kaluar, 20-vjeçari u shpreh se e ardhmja e tij mund të jetë larg skuadrës franceze.

Ky lajm vjen pas pretendimeve se Reali është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha për të transferuar yllin francez të PSG ose brazilianin Neymar nga kampionët e Francës.

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, është shprehur së fundmi se ai nuk mund të dalë garantë për asnjë nga lojtarët e tij se do të vijojë të jetë pjesë e klubit.

Spanjollët e drejtuar nga Zidane nënshkruan me Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt, ndërsa pritet të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Eden Hazard për një shumë prej 115 milionë paundësh, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e afrimit të Pogba, ndërsa flitet se në drejtim të Manchesterit mund të shkojnë emra si Gareth Bale, James Rodriguez dhe Keylor Navas.

Shkarkoni aplikacionin e A2