McGregor jashtë UFC, Khabib mëson kundërshtarin dhe datën

Tashmë pa McGregor si kundërshtar, Khabib Nurmagomedov ka mësuar rivalin e radhës në UFC.

“Luftëtari” i arteve marciale do të ngjitet sërish në kafaz më 7 shtator të këtij viti kundër Dustin Poirier.

Ndeshja është bërë zyrtare dhe do të zhvillohet në Abu Dhabi.

“UFC po vjen në Abu Dhabi! Mos e humbni rastin për ta parë drejtpërdrejt fenomenin, pasi artistët më të mirë marcialë të planetit do të përballen brenda tetëkëndëshit të famshëm botëror. Tashmë është nënshkruar! Khabib Nurmagomedov vs Dustin Poirier është zyrtare për ‘UFC 242!’”, shkroi UFC në rrjetet sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2