Një “thesar” del në shitje…

Një shtëpi e izoluar, në një ishull privat në Bahamas, ka dal në shitje, por sigurisht që çmimi është i kripur, pasi bëhet fjalë për 5,975,000 dollarë.

La Patella është shtëpia e vetme që gjendet në Old Fort Bay, në Bahamas. Ajo është e rrethuar me pamje të jashtëzakonshme.

Në hapësirën prej 7,500 metrash katrorë gjendet një pishinë, zonë për ankorimin e anijeve, shtatë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo.

Vila luksoze është projektuar nga italiani, Luigi Caccia Dominioni, i cili vdiq në vitin 2016.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN