Raporti i OKB, nivele alarmante të ndotjes në Ballkan

Qytetarët në të gjitha qytetet e mëdha të Ballkanit Perëndimor përballen me nivele alarmante të ndotjes së ajrit, pasi rajoni i pazhvilluar e politikisht i brishtë, vazhdon të varet nga djegia e qymyrit për të gjeneruar energji.

Ky është konstatimi i një raporti të përgatitur nga  Programi i OKB-së për Mjedis në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe institucionet e menaxhimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Në raport thuhet se popullsia e rajonit ekspozohet ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Në të vihet theksi tek mungesa e burimeve moderne të energjisë së rinovueshme si shkak kryesor i ndotjes së ajrit. “Pesëmbëdhjetë centrale aktive me qymyr në pesë vende të Ballkanit Perëndimor hedhin në ajër sasi të konsiderueshme të dioksidit të squfurit, oksidit të nitrogjenit dhe pluhur”, thuhet në raport. Ndotja e ajrit është përgjegjëse për 15-19% të rasteve të vdekjeve në rajon.

Shkarkoni aplikacionin e A2