Roma gjen trajner në Ukrainë

Mes shumë klubeve që mbetën pa trajner me mbylljen e sezonit ishte edhe Roma, drejtuesit e së cilës vendosën të mbyllin kontratën me Eusebio Di Francesco-n.

Tashmë, mes shumë emrave të përfolur për të marrë drejtimin e verdhekuqve në sezonin e ri ka dalë edhe ai i portugezit Fonseca.

Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Romës kanë arritur marrëveshjen me trajnerin për një kontratë 3 vjeçare.

Megjithatë, tashmë duhet negociuar edhe me skuadrën ukrainase të Shaktharit, pasi Fonseca është nën kontratë edhe për një tjetër sezon dhe në rast të prishjes së saj, Roma do të paguante 5 milionë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2