Rritet tregu i sigurimeve, shumë pak vullnetarë

Tregu i sigurimeve ka regjistruar një rritje të fortë gjatë katër muajve të parë të vitit, teksa primet e shkruara bruto, thënë ndryshe pagesat e klientëve të siguruar, arritën në 5.3 miliardë lekë, apo 8.3% më shumë se një vit më parë.

Rritja më e madhe në vlerë ka ardhur nga aktiviteti i jo jetës dhe veçanërisht nga sigurimet motorike, që zënë edhe peshën më të madhe të këtij tregu.

Ndërkohë segmenti i sigurimit të jetës, dominohet nga sigurimi i detyruar që bankat u bëjnë kredimarrësve. Edhe pse në rritje rezultojnë edhe produktet vullnetare të sigurimit të jetës, ato janë në vlera relativisht të papërfillshme, çka tregon se kultura e sigurimit tek shqiptarët është ende e dobët.

Në rritje rezultojnë edhe dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit. Kjo rritje vjen thuajse tërësisht në segmentin e sigurimit ndaj dëmtimeve të tjera të pasurisë, ku përfshihen dëmtimet në bujqësi nga breshëri, ngricat, si dhe vjedhjet.

Shkarkoni aplikacionin e A2