Rruga Tiranë-Elbasan, ARRSH: Plotësisht funksionale për përdoruesit

Rruga Tiranë-Elbasan është hapur plotësisht për qytetarët. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke nisur nga sot, ky aks rrugor do të jetë i kalueshëm për përdoruesit në të dyja korsitë.

ARRSH sqaron se vonesa e vënies në funksion për qytetarët dhe mjetet ka ardhur për arsye teknike. 17 maji ishte përcaktuar edhe si afati i fundit për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan, ndërtimi i së cilës ka nisur që në prill të vitit 2011.

Aksi Tiranë-Elbasan është vepra e dytë publike më e madhe në vend, pas asaj të “Rrugës së Kombit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2