Ryshfete dhe favore seksuale, gjyqtari i Fierit kërkon liri, Krimet e Rënda refuzojnë

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të Roland Hysit, gjyqtarit të Fierit, të akuzuar për “korrupsion”.

Hysi po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” nga janari i këtij viti. Ai u arrestua pas publikimit në një program investigativ të video-përgjimit ku shfaqej tek kërkonte ryshfet dhe favore seksuale nga një prej palëve në një proces gjyqësor.

Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë u bë nga vetë i dyshuari Hysi, por kolegët e tij të Krimeve vlerësuan se nuk ekzistonin kushtet e nevojshme ligjore për ta liruar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN