Sherri në protestën e opozitës, ndalohet një prej autorëve

Policia e Tiranës ka ndaluar një prej personave të përfshirë në sherrin e ndodhur në protestën e opozitës në 2 qershor. Në pranga ka përfunduar shtetasi Z.S., 43 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj Durrës, i cili rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Ndalimi i tij u bë sepse më datë 02.06.2019, rreth orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që subjekti politik Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën dhe ka goditur me mjete të forta shtetasit, Y. Ç dhe E. Ç (babë e bir)  banues në Tiranë, duke ju shkaktuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës”

Deklarata e Policisë Tiranë

Video e sherrit gjatë protestës u bë objekt debatesh politike. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan se protestuesit ishin qëlluar dhe dhunuar nga policia, ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, publikoi pamjet që tregonin se protestuesit ishin konfliktuar me njëri-tjetrin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN