Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthim me tritol në Vlorë, dëmtohet fasoni

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 09:08 | Aktualitet

Një shpërthim i fortë ka ndodhur gjatë natës në Vlorë.

Një fason rrobaqepësie pranë stacionit të trenit është dëmtuar me një sasi plasëse të dyshuar tritol.

Biznesi është pronë të një shtetasi egjiptian, i cili zhvillon prej kohesh biznesin dhe është i martuar me një shqiptare, që nuk njihet si person me probleme apo konflikte.

Raportohen vetëm dëme materiale, ndërkohë që forcat e rendit kanë filluar hetimet duke kontrolluar fillimisht kamerat e sigurisë përreth.

A2 CNN Livestream

Dita jonë