Trump premton marrëveshje të mirë tregtare me Britaninë pas Brexit-it

Donald Trump beson se Britania e Madhe mund të arrijë një marrëveshje të rëndësishme tregtare me Shtetet e Bashkuara pas shkëputjes nga Bashkimi Evropian.

Presidenti amerikan e shprehu qëndrimin e tij, ndërsa ai dhe kryeministrja Theresa May morën pjesë në takimin me liderët e bizneseve, në ditën e dytë të vizitës në Britaninë e Madhe.

Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi atë që e quajti miqësi të përjetshme mes Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara gjatë banketit shtetëror në Pallatin Bakingam. Nga ana e saj, sundimtarja u shpreh se vendet kremtojnë aleancën shumëvjeçare e cila u ka mundësuar siguri e prosperitet dy popujve për dekada.  

Ndërkohë, protesta masive janë planifikuar në qytete të ndryshme britanike, përfshirë Londrën. Vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar numri një i Uashingtonit e nisi me një sulm të ashpër ndaj kryebashkiakut të Londrës, Sadik Khan, të cilin e quajti një humbës të madh. 

Shkarkoni aplikacionin e A2