Buffon largohet nga PSG, por jo nga futbolli…

Aventura e Gigi Buffon te PSG ka zgjatur vetëm një sezon. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kampionët e Francës përshëndetën portierin legjendar, i cili nuk e ka rinovuar kontratën me klubin.

“Një zotëri brenda dhe jashtë fushës dhe një shok i jashtëzakonshëm. Të urojmë më të mirën për të ardhmen”, shkroi në Twitter klubi francez.

Por edhe pse e mbylli me PSG dhe tashmë është në moshën 41-vjeçare, Buffon ende do të vijojë të jetë pjesë e futbollit të luajtur.

Ish-portieri i Juventusit është duke studiuar ofertat nga klube të ndryshme në Europë, por edhe jashtë kontinentit.

Shkarkoni aplikacionin e A2