Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dako nuk shkon në Bashki, nuk komenton përgjimet e reja

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 12:10 | Aktualitet
Dako nuk shkon në Bashki, nuk komenton përgjimet e reja

Kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e reja që kanë dalë ditën e sotme nga media gjermane "Bild", të publikuara nga gazetari gjerman Piter Tide. i kontaktuar nga A2 CNN, Dako ka pohuar se aktualisht nuk ka asnjë koment për të bërë lidhur me këto përgjime. Ai nuk është paraqitur në ambientet e bashkisë që ai drejton prej rreth 12 vitesh apo 3 mandate.

Ndërkohë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, në një reagim për mediat, tha se personi që figuron në përgjime, Ivo Doçi, nuk ka qenë ndonjëherë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe as është aktualisht.

Megjithatë, A2 CNN ka mësuar se Doçi ka qenë përgjegjës i repartit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shijak në momentin që zëri i tij del në përgjime, një detyrë që vazhdon të mbajë edhe sot.

A2 CNN Livestream

Dita jonë