Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gara për Durrësin, pikat kryesore të programit të dy kandidateve

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 22:03 | Politikë
Gara për Durrësin, pikat kryesore të programit të dy

Zyrtarisht jemi në fushatë zgjedhore, pavarësisht situatës jonormale që ka përfshirë vendin. Me një kandidat në 31 bashki dhe me dy, në bashkitë e tjerë. Kjo po ndodh sot në rrethe, ndërsa në Tiranë vazhdon lufta politike dhe debati, nëse do të ketë zgjedhje dhe votime më 30 qershor.

Ndërkaq, janë mbushur 4 vite të plotë nga hyrja në fuqi e reformës administrative territoriale, të propaganduar me aq bujë nga Qeveria. Sot kemi të dhëna dhe mund të gjykojmë nëse reforma që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashkitë e mëdha ishte politike apo në funksion të qytetarëve.

Këtë muaj fushate, “A2 Business Week” do të zbres në qytetet kryesore të vendit, për të parë sesi ka punuar pushteti vendor, si janë shërbyer qytetarët dhe ku kanë shkuar paratë e tyre. Për të bërë një përballje të shqetësimeve të qytetarëve me kryetarët e bashkive, aty ku një pjesë kandidojnë për një mandat të dytë dhe me platformat e kandidatëve të rinj.

“A2 Business Week” e nis me Durrësin. Ashtu si rrallë herë, në garë janë dy zonja që kanë disa të përbashkëta, duke filluar nga emri dhe profesioni.  Valbona Sako për Partinë Socialiste, që ka mbajtur postin e drejtoreshës së Tatimeve në këtë qytet dhe Valbona Sakollarin nga Bindja Demokratike, gjithashtu ekonomiste, por që vjen nga biznesi privat.

Pikat kryesore të programit të dy kandidateve për bashkinë e Durrësit

“Unë do të punoj që buxheti i bashkisë të adresohet në politika kryesore të qytetit, për ta zhvilluar edhe më tej në të gjitha drejtimet, në funksion të turizmit. E gjitha kjo do të bëhet në bazë të një platforme takimesh me biznese për të krijuar një partneritet të vërtetë, duke marrë sugjerimet e tyre dhe duke i bërë pjesë e politikave të bashkisë", shprehet kandidatja e PS.

“Nuk do të ketë ndonjë program të madh. E para, vazhdueshmëria e projekteve dhe e programeve të qenësishme. Nga ana tjetër, për hartimin e programit jam mbështetur shumë në prioritetet që qytetarët kanë. Kjo, jo vetëm duke pyetur qytetarët, por edhe duke u mbështetur në studime. Kanë studime shumë të mira që evidentojnë problematikat”, tha kandidatja e Bindjes Demokratike.

Të rinjtë...

“Unë e kam filluar për të rinjtë pasi janë e ardhmja, për t’i tërhequr ata në politika modeste, por që japin mesazhe të mëdha. I kam përfshirë në aktivitete sportive, kulturore dhe përgjatë gjithë fushatës sime. Ata do të jenë pjesë e fushatës, po jo vetëm. Pas datës 30 qershor do të kenë zyrën e tyre duke u përfshirë në programe që do të planifikohen dhe do të monitorehen nga ata", shprehet Valbona Sako.

“Fokusi kryesor do të jetë zhvillimi ekonomik i qytetit, pasi gjithçka më pas do të jetë i lidhur me këtë zhvillim ekonomik. Kjo do të thotë punësim më i madh, përmirësim i bizneseve dhe i mënyrës së jetesës. K2ështu që fokusi do të jetë. Duke ardhur nga një eksperiencë me studentët unë e di sa e nevojshme është që fokusi të jetë tek ata", shprehet Valbona Sakollari.

Pse durrsakët duhet të votojnë Valbona Sakon?

“Sepse e dua qytetin tim. E dua që të zhvillohet dhe të jetë një nga qendrat rajonale më të zhvilluara në rajon”.

Pse durrsakët duhet të votojnë Valbona Sakollarin?

“Ma kanë bërë shpesh këtë pyetje. Të them të drejtën, nuk kam dhënë të njëjtën përgjigje. konteksti mund të jetë i njëjtë, por jo gjithmonë e njëjta. Aktualisht në Durrës, ne kemi një sistem të qeverisjes lokale të konsoliduar prej vitesh. Nëse ky sistem funksionon dhe durrsakët janë shumë të kënaqur nga ky sistem nuk kanë arsye që të votojnë Valbonën. Por nëse secili prej tyre ka thënë, qoftë edhe njëherë, ‘kështu nuk bëhet, diçka duhet ndryshuar’, edhe pse mund të ndjehen të pafuqishëm, është momenti i duhur për ta votuar Valbonën. Valbona nuk vjen me pushtet politik, nuk vjen me grupime të fuqishme. Valbona vjen nga një eksperiencë 25 vjeçare pune, asnjë dite në institucionet shtetërore dhe mendoj se përfaqësoj qytetarët e Durrësit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani