Infantino konfirmohet presidenti i FIFA-s, fiton zgjedhjet pa rivalë

Gianni Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s, në zgjedhjet e mbajtura në Paris, atje ku italo-zvicerani garonte i vetëm. Kryefjala e numrit një të qeverisë së futbollit pas rikonfirmimit, ka qenë progresi i madh në luftën ndaj korrupsionit, por edhe aplikimi i sistemit VAR, si arritja më e madhe e futbollit gjatë dekadave të fundit.

Risitë e 49-vjeçarit kanë qenë të shumta, nga ato në Botërorin e Klubeve deri tek ai i përfaqësueseve ku edicioni i vitit 2026 do të përfshijë jo më 32 por 48 ekipe.

Infantino zuri vendin Sepp Blatter pas skandalit të korrupsionit në vitin 2015.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN