Lëvizjet në merkato, City në sulm për Felix, gati 106 mln euro për klauzolën

Manchetser City kërkon me çdo kusht yllin e Benficas, Joao Felix. 19-vjeçari i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me portugezët, ka një klauzolë të çmendur prej 106milion eurosh, por ‘Citizens’ janë gati ta paguajnë dhe të bëjnë realitet prioritetin numër 1 në listën e trajnerit Guardiola.

Romelu Lukaku është prej kohësh në radarët e Inter. Sulmuesi belg mund të largohet nga Manchetser United këtë verë. Klubet kanë nisur traktativat ndërkohë që në lojë është futur edhe Napoli por 70 milion euro janë aktualisht një shifër e lartë për klubin e De Laurentis.

Federico Chiesa kërkon të vishet bardhezi. Sipas mediave italiane Fiorentina dhe Juventus kanë rënë dakord për një kontratë 5 vjeçare ku Chiesa do të përfitojë 5 milionë euro në sezon. Tanimë, Zonjës i mbetet të mëndojë për kartonin e 22 vjeçarit që kushton 70 milion euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2