Maradona ka ambicie: Duhet të jem trajneri i ardhshëm i Manchester United

Diego Armando Maradona ka arritur shumë në karrierën e tij si futbollist, por thuajse asgjë si trajner. Por kampioni i botës me Argjentinën në vitin 1986, i cili momentalisht drejton skuadrën e kategorisë së dytë meksikane, Dorados, ka thënë në një intervistë për “FourFourTwo” se mund të rikthejë kohët e arta te Manchester United nëse e zgjedhin si trjaner.

“Nëse skuadra dëshiron një trajner, unë jam njeriu i duhur”, tha ai. “E di që ata shesin shumë fanella në të gjithë botën, por duan edhe të fitojnë trofe. Këtë punë mund ta bëj unë”.

Ai gjithashtu shtoi se prej shumë kohësh ishte mbështetës i “Djajve të Kuq”, por tashmë gjërat kishin ndryshuar. “Manchester United ka qenë skuadra ime më e dashur në Angli. Por tani më duhet të them se është Manchester City. E di që nuk mund të bësh këto lëvizje, por kjo ka ndodhur për shkak të Aguero-s. Flasim shumë bashkë dhe ai luan në një skuadër shumë të mirë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2