Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Neymar duhet të largohet nga grumbullimi i Brazilit”

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 12:20 | Futboll
“Neymar duhet të largohet nga grumbullimi i Brazilit”

Neymar duhet të njoftojë së shpejti se nuk do të luajë në Kupën e Amerikës. Të paktën kështu mendon zv/presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Francisco Novelletto.

Në deklarata për televizionin brazilian SBT, zyrtari tha se “vë bast që Neymar do të kërkojë largimin” nga kombëtarja sepse “nuk ka kushtet psikologjike për t’u përballur me një Kupë Amerike dhe një ushtri gazetarësh” pas akuzave për përdhunim.

Sipas Noveletto, së shpejti do të dalë një video e Neymar, ku ylli i PSG do të njoftojë largimin.

“Nëse Neymar vendos që të luajë Kupën e Amerikës, unë mendoj se Brazili do të dështojë. Ai nuk do të jetë në 100%. Edhe në Botëror la për të dëshiruar, imagjino tani me gjithë këtë ngarkesë emocionale. Mendoj se të gjithë dalin të fituar nëse Neymar vendos që të mos luajë”, shpjegoi numri dy i Konfederatës Braziliane të Futbollit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani