Një pishinë transparente në lartësi 200 metra

Një pishinë me pamje të jashtëzakonshme do të ndërtohet në majën e një qiellgërvishtësi në Londër.

“Daily Mail” shkruan se pishina do të kthehet në një trend arkitektonik. Ajo do të ndërtohet në majën e pallatit 55-katësh, rreth 200 metra të lartë dhe do të ketë pamje 360 gradë.

Pishina do të mbajë një sasi prej rreth 600 mijë litrash ujë dhe do të ketë një dysheme transparente. Njerëzit që do të jenë në katet e poshtme do të kenë mundësi të shohin notarët mbi kokat e tyre.

Pishina dhe ndërtesa do të ndërtohen nga kompania “Compass Pools”.

  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Aksident në Elbasan, 4 persona kanë humbur jetën