Penallti për Portugalinë apo për Zvicrën? VAR e vendos – A2

Penallti për Portugalinë apo për Zvicrën? VAR e vendos

Një episod i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen mes Portugalisë dhe Zvicrës, e vlefshme për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, kur rezultati ishte 1-0 në favor të portugezëve, një rrëmujë në zonë bëri që lojtarët zviceranë të kërkonin penallti. Arbitri i pavendosur vijoi lojën dhe brenda disa sekondave një penallti u akordua në krahun tjetër të fushës, kësaj radhe në favor të portugezëve.

Ndërhyrja e VAR bëri që arbitri të rishikonte dhe njëherë aksionin dhe kështu që anuloi penalltinë për portugezët dhe e dha për zviceranët, të cilët barazuan rezultatin me Rodriguez.

Goli i parë i shënuar nga Ronaldo

Shkarkoni aplikacionin e A2