Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përgjimet e Avdylajve, gazetari i “Bild” tregon kush e ndihmoi në Shqipëri

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 13:23 | Aktualitet
Përgjimet e Avdylajve, gazetari i “Bild” tregon kush e ndihmoi

Pieter Tiede, gazetari i “Bild” i cili publikoi përgjimet e dosjes 339, falënderoi prokurorët dhe gazetarët që e kanë ndihmuar të sigurojë materialet sekrete. Sipas tij, në Shqipëri, mafia kontrollon shtetin dhe duke cituar një prokuror shqiptar “lufta tashmë është e humbur”.

“Bosi i drogës që dëgjohet këtu, u kap më vonë për tregti heroine - dhe u lirua më pas - ai doli nga burgu për shkak se situata iu duk depresive. Çështja është: A po e manipulon mafia politikën, apo po e qeveris ajo vendin? Përshtypja ime është “ajo mbretëron”. Siç më tha një hetues: Ne e kemi humbur luftën, mafia ka kapur shtetin tonë”.

Gazetari gjerman zbulon se është ndihmuar nga prokurorë, policë dhe gazetarë për të gjetur materialet. "Falënderimet e mia shkojnë për hetues trima dhe gazetarë guximtarë në Shqipëri, të cilët nuk dorëzohen”, shkruan ai në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë