Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përgjimet e “Bild”, Vasili: Shteti u është shitur kriminelëve

Nga A2 CNN
5 Qershor 2019, 12:12 | Politikë
Përgjimet e “Bild”, Vasili: Shteti u është shitur

Për përgjimet e publikuara nga gjermania “Bild” ka reaguar edhe LSI-ja.

Nënkryetari Petrit Vasili thotë se shteti ka vdekur, pasi Rilindja ia ka shitur shtetin kriminelëve.

Sipas Vasilit, qeveria duhet të largohet brenda 24 orësh, në të kundërt qytetarët kanë gjithë të drejtën ta marrin pushtetin me çdo mjet e formë që ata mendojnë.

“Përfundimisht kemi një shtet që ka vdekur. Sot është dita për t’u ndarë nga ky pushtet. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij nuk mund të qëndrojnë më në zyrat e tyre. Qëndrimi qoftë edhe një orë më shumë është grabitje shtetërore e pushtetit në mënyrë të paligjshme. Në rast se nuk largohen, është legjitime që populli shqiptar të mos pranojë të qeveriset nga kriminelët”, tha Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë