Portugali-Zvicër, “luftë” për finalen e Nations League

Nations League hyn në fazën e nxehtë.

Në Ligën A, aty ku pozicionohen superfuqitë e kontinentit, janë 4 skuadra në garë për edicionin e parë të trofeut, me ndeshjet që do të luhen në Portugali.

Mini-turneu, i cili përfshin dy gjysmëfinale, një ndeshje për vendin e tretë dhe finalen e madhe, do të nisë me përballjen ku të zotët e shtëpisë, të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo do të luajnë ndaj Zvicrës së shqiptarëve Shaqiri e Xhaka.

Dueli i sotëm në “Estádio do Dragão” të Oportos nis në orën 20:45.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN